Elezi sot nënshkroi pëlqimet për të punësuarit e DAP-it

Zëvendës ministrja e Financave Shiret Elezi sot nënshkroi pëlqimet për të punësuarit e DAP-it, me çka përforcohet kapaciteti i Drejtorisë për të ardhura publike.

Marketing

“Sot në Ministrinë e Financave nënshkrova pëlqimet për të punësuarit në Drejtorinë për të ardhura publike të cilët me vite kanë pasur statusin e administratës publike, por kanë punuar lëndë tatimore, me këtë përforcohet kapaciteti i Drejtorisë për të ardhura publike-DAP, po ashtu uroj dhe njëkohësisht inkurajoj të punësuarit në këtë Drejtori për profesionalizmin dhe punën që bëjnë. Suksese”, ka shkruar Elezi në statusin e saj në Facebook.