Elezi: Zvogëlohen shpenzimet për kredi të shpejta

Ministria e Financave me ndryshimet ligjore të përgatitura do të kufizojë përfitimin e kredidhënësve nga kreditë e shpejta.

Marketing

Zëvendësministrja e Financave, Shirete Elezi pas takimit me kryetaren e Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Marijana Llonçar njoftoi se janë me ndryshimet ligjore, kredi dhënësit nuk do të kenë mundësi të fitojnë më shumë se 55 për qind nga shuma totale e kredisë.

“Për të mbrojtur përdoruesit e kredive konsumtaore, Ministria e Financave ka përgatitur ndryshime ligjore në të cilën kufizojmë normën vjetore të shpenzimeve totale për kreditë konsumatorë.

Me këto ndryshime ligjor e shpenzimet totale nuk lejohen të tejkalohen mbi 55 % duke pasur parasysh përputhjen e shumës aktuale të normës ndëshkuese. Po ashtu në ligjin aktual nuk kanë qenë të përfshira të gjitha kreditë të cilat kanë qenë me vlera më të vogla se 200 euro.

Një shembull reprezentativ, në qoftë se qytetari ka marrë një kredi të shpejt me vlerë prej 12 mijë denarë i cili ishte i oblgiuar që në vlerë vjetore të kthej deri në 36 mijë denar, gjegjësisht ngarkonin dyfishin apo trefishin e shumës më të lartë së shpenzimeve nga kredia e marrë” – tha zv.ministrja e financave, Shiret Elezi.

Edhe kryetarja e Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Marijana Llonçar duke përshëndetur iniciativën e Ministrisë së Financave theksoi se ndryshimet janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët pasi do të kufizohet kostoja totale vjetore e kredisë konsumatore.

Marketing