Elezi:U ndanë 290 milion denarë për investime kapitale në gjashtë komuna

Nga sot gjashtë komuna në vend mes të cilave dy shqiptare kanë përfituar mjete nga 290 milion denarë projekt i cili financohet nga Ministria e financave dhe Banka botërore, këtë e ka deklaruar zv.ministrja e financave Shiret Elezi e cila kohë më parë ka paralajmëruar lidhur me këto projekte ku do të financohen rrugë, shërbime komunale më të mira, kopshte për fëmijë etj.

Marketing

“Për përmirësimin e 20 km rrugë dhe rekonstruim të shkollave fillore, sot në ministrinë e financave janë nënshkruar marrëveshje me kryetarët e komunave të Zhelinës, Studeniçanit, Kavadarit, Kisela Vodës, Ilindenit dhe Qendër Zhupës. Bëhet fjalë për 290.7 milion denarë mjete për projekte infrastrukturore përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale që po e realizon kështu ministria e financave në bashkëpunim me Bankën botërore”, kështu thekson mes tjerave pas nënshkrimit të marrëveshjeve zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

“Marrëveshjet janë nënshkruar për tetë projekte kapitale të reja në gjashtë komuna nga katër rajone të ndryshme ku është vendim qeveritarë për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve komunale në thuajse të gjitha komunat e vendit. Përmes këtij projekti po realizohen dhe të drejtat e qytetarëve të cilët meritojnë shërbime më të mira komunale dhe në anën tjetër edhe zhvillohet ekonomia lokale”, sqaron mes tjerave zv.ministrja Elezi.

“Ministria e financave shumë shpejtë do hap shpalljen e re për të njejtin qëllim dhe komunat duhet të konkurojnë, ndërkohë që qëllim i realizimit të këtij projekti është përmirësimi i shërbimeve komunale. Do ju bëj thirrje gjitha komunave që të aplikojnë me projekte kapitale në thirrjen e re që ministria do të shpallë deri në fund të këtij muaji.

Janë ndarë diku rreth 8 milion euro që do të thotë më shumë rrugë, infrastrukturë komunale, kopshte dhe projekte të tjera komunale për qytetarët, i frymëzoj kryetarët e komunave që të aplikojnë për këto mjete përmes projekteve që të sigurohen shërbimet më të mira për qytetarët”, thekson kështu zv.ministrja Elezi.

Marketing