Elita botërore mblidhet në Davos, eskortat shfrytëzojnë rastin: 700 euro për një orë

Në Samitin e Davosit, do të mblidhen elitat botërore për të diskutuar mbi problemet e planetit. Në resortin në Zvicër thuhet se do të grumbullohen dhe femra eskorta.

Marketing

Eskortat do të qëndrojnë në të njëjtat hotele me bosët e mëdhenj gjatë samitit 5-ditor.

Një nga prostitutat thotë për gazetën gjermane “Bild” që qarkullon e veshur me kostum, në mënyrë që të mos dallohet, pavarësisht se në Zvicër prostitucioni është i ligjshëm.

Ajo tha se në Davos takohet gjithmonë me një amerikan, që edhe këtë vit do të jetë mes 2700 personave që do të jenë të pranishëm në konferenca.

Për “Bild”, ajo ka zbuluar edhe çmimin: “700 euro për një orë dhe 2300 euro për të gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit deri në Davos”.

Ndërsa menaxherja e një shërbimi eskortash në Aargau, pranë Davosit, thotë për “20 Minuten” se deri tani ka marrë 11 prenotime dhe 25 kërkesa, ndërsa pret që të ketë edhe shumë të tjera këtë javë.