Një muaj më parë, Elita Rudi dhe Gjiko fituan epitetin prind.
Elita Rudi solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Zëri, vogëlushi tani ka mbushur një muaj jetë.
Moderatorja dhe reperi kanë vendosur që me rastin e ardhjes në jetë të djalit, t’i organizojnë një festë madhështore.
Në rrjete sociale tashmë janë publikuar pamjet nga kjo festë, e në një fotografi shihet Elita me djalin në duar, ndërsa prapa saj po qëndronte nëna e Gjikos.
Moderatorja dukej elegante e veshur me një fustan, teksa flokët i kishte lëshuar në krahë.
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2019/03/53726553_2349554015330503_9013891994904166400_n.jpg)