Elon Musk i kërkon falje punonjësit të shkarkuar në Twitter

Musk mbron vendimin për shkarkimin e rreth 50% të fuqisë punëtore në kompaninë Twitter
Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk ka kërkuar falje për një shkëmbim që kishte në platformë me një punonjës.

Marketing

Kjo erdhi pasi punëtori Halli Thorleifsson i shkroi Musk në Twitter duke thënë: “Shefi juaj i HR nuk është në gjendje të konfirmojë nëse jam i punësuar apo jo”.

Zoti Musk u përgjigj duke pyetur: “Çfarë pune keni bërë?”

Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh pasuese, Thorleifsson tha se mori një email që konfirmonte se ishte shkarkuar.

Musk e ndoqi atë bisedë me një postim në Twitter të martën që e përshkruan Thorleifsson si “më të keqin” përpara se ta fshinte atë.

Por në një ndryshim të dukshëm, Musk doli në platformë disa orë më vonë për të kërkuar falje dhe u duk se i ofroi Thorleifsson-it punën e tij.

“Unë do të doja t’i kërkoja falje Hallit për keqkuptimin tim të situatës së tij. Ajo u bazua në gjëra që më thanë që ishin të pavërteta ose, në disa raste, të vërteta, por jo kuptimplotë.”

“Ai po mendon të mbetet në Twitter”, shtoi ai.

Të hënën, Thorleifsson i tha ekskluzivisht BBC-së se ai nuk mund të merrte një përgjigje nga departamenti i burimeve njerëzore të Twitter nëse ishte shkarkuar apo jo.

“Teoria ime është se ata bënë një gabim dhe tani po kërkojnë çdo gjë që mund të gjejnë për ta shmangur detyrimin e tyre kontraktuale,” tha ai.

Thorleifsson, i cili shiti agjencinë e tij krijuese Ueno në Twitter në 2021, nuk donte të thoshte se sa ishte paguar për kompaninë. Megjithatë, ka spekulime se Twitter do t’i duhet t’i paguajë atij një shumë të konsiderueshme pas largimit të tij nga firma.

Marketing