Elon Musk paditet nga ish-partnerja, ja arsyeja

Elon Musk nuk po kalon një periudhë aspak të mirë sa i takon jetës personale!

Marketing

Ai është paditur nga ish- partnerja e tij, këngëtarja Grimes, për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të çiftit. Këngëtarja ngre akuzën se Musk e mbajti larg djalit të tyre tre-vjeçar, muajin e kaluar.

Si rezultat, Grimes paraqiti një “peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore” më 29 shtator në një gjykatë në Kaliforni. Artistja e bëri këtë sepse ajo dhe themeluesi i Tesla nuk janë të martuar dhe ajo dëshiron që gjykata të përcaktojë se kush konsiderohet prindi ligjor i fëmijëve.

Musk ende nuk i është përgjigjur peticionit që, megjithëse është bërë publik, mbetet i vulosur.