23:41 | 3 Maj 2021
23:41 | 3 Maj 2021
Atletico Madrid është i interesuar për nënshkrimin me mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj.
Skuadra e Diego Simeone është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pasi janë në dijeni të problemeve të Sime Vrsaljko, që ka probleme me gju, transmeton lajmi.net.
Simeone e sheh Kieran Trippier si zgjedhje e parë, derisa tani dëshiron edhe shërbimet e Hysaj si opsion i dytë.
Shqiptari në dy vitet e fundit ka qenë titullar te Napoli, me klubin italian që ka refuzuar të gjitha ofertat për 27-vjeçarin.
Sipas Mundo Deportivo, Hysaj ka vendosur të largohet në verë dhe Atletico synon ta bind për kalimin në “Wanda Metripolitano” si agjent i lirë./Lajmi.net/