Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka shprehur trishtim pas ndarjes nga jeta të ikonës së Humorit Koço Devole.
Me anë të një postimi në ,Instagram’, këngëtarja shkruan se është e lumtur që e ka njohur dhe ka punuar krah tij.
“Hidhërimi është kaq i madh. Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje. U prehsh në paqe mjeshtër”, shkruan Elvana Gjata.
Aktori i mirënjohur i humorit dhe regjisori, Koço Devole, është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, pas infektimit prej disa ditësh nga koronavirusi. Ai ndërroi jetë në spitalin Infektiv ku edhe po trajtohej.