Ballina Showbiz Elvana Gjata ‘thumbon’ Alban Skënderajn gjatë koncertit në Gjermani, ja si i...

Elvana Gjata ‘thumbon’ Alban Skënderajn gjatë koncertit në Gjermani, ja si i kundërpërgjigjet këngëtari

Elvana Gjata bëri “bujë” me koncertin e saj në Gjermani duke mbledhur mijëra fansa.

Marketing

Teksa mbante koncertin e saj “Dekada”, ku ndodhej me Romeo Veshajn në skenë, ky i fundit bëri një pyetje; pse mikrofoni i tij është ndryshe nga ai i Elvanës?

“Mua më mbajnë me hile sot, meqë jam e para që guxova ta bëj në Lanxess Arena koncertin” – tha Elvana.

Mirëpo, një postim i fundit në Instastory nga Alban Skënderaj, u mor si përgjigje kundrejt ‘kunjës’ së Elvanës.

“Ndonjëherë mjafton një kitarë” – shkruan këngëtari, i cili pak ditë më parë mbajti koncertin e tij për të festuar 20vite karrierë.

“Motiv” mblodhi plot 25 mijë njerëz në stadium. Vitin që shkoi edhe Elvana mbajti në stadiumin “Air Albania” koncertin e saj “Dekada” për të festuar 20vite karrierë ku u mblodhën 20mijë njerëz, që në rrjet aludohet se pikërisht kjo është arsyeja që këngëtarët po i hedhin ‘kunja’ njëri-tjetrit. 

Exit mobile version