Futbollisti i Monacos, Breel Embolo është dënuar me një gjobë prej 137,000 euro nga drejtësia zvicerane.
Sipas mediave zvicerane, Embolo është shpallur fajtor për kërcënimin e dy burrave në Basel në vitin 2018.
Në akuzën ndaj 26-vjeçarit thuhet se ai ishte drejtuar me burrave me fjalët: “Do t’ju asgjësoj! Nuk e di se kush jam? Do të të rrah, bir bushtre!”.