Ballina Biznes Emërohen drejtorë të rinj në termocentralet e Osllomejit dhe Manastirit

Emërohen drejtorë të rinj në termocentralet e Osllomejit dhe Manastirit

Bordi drejtues i SHA ESM ka emëruar sot drejtorë të rinj në një pjesë të objekteve të prodhimit të energjisë termike në kuadër të kompanisë.

Marketing

Drejtor i filialit të REK Manastir është emëruar Toni Petrushevski, inxhinier i diplomuar i makinerisë, me përvojë të mëparshme pune në sektorin privat.

Ile Kostadinovski është emëruar ndihmës drejtor për punë juridike, personel dhe punë të përgjithshme.

Siç informojnë nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, drejtorë të termocentralit “Osllomej” janë emëruar Sasho Vrencoski dhe Agim Sadiku, ekonomist i diplomuar me përvojë pune në Administratën e të Ardhurave Publike.

Për drejtor të filialit TEC ‘Negotinë’ është emëruar Aleksandar Galapçev, inxhinier i diplomuar me përvojë pune në termocentral.(INA)

Marketing
Exit mobile version