Emërohet drejtori i ri në NP “Higjiena Komunale”

Emërohet drejtori i ri në ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale” – Shkup. Këtë ndërmarrje do ta drejtojë Zudi Enuzi Koka.

Marketing

“Ai është i diplomuar në drejtësi dhe menaxher i dëshmuar në botën e biznesit, i cili kompetencat e tij do t’i vë në funksion të menaxhimit të suksesshëm të NP ‘Higjiena Komunale’-Shkup”, thonë nga Qyteti i Shkupit.