Ballina Lajme Shqipëri Emigranti afgan në Shqipëri negativ ndaj koronavirusit

Emigranti afgan në Shqipëri negativ ndaj koronavirusit

Është negativ rezultati për praninë e koronavirusit tek emigranti nga Afganistani, për të cilin dyshohej.

Marketing

“Analizat e bëra konfirmojnë se Hamit Muhameti (15) emigrant nga Afganistani nuk është i infektuar me koronavirusin.

Djaloshi ishte i izoluar në spitalin në Sarandë, pasi ekzistonte dyshimi për koronavirus”, deklaroi Arjan Kallçuni nga njësia e shëndetit publik në Sarandë.

Televizioni Ora njuz transmeton se djaloshi është transferuar në Klinikën Infektive në Tiranë.

Ai ishte pjesë e një grupi emigrantësh afgan që ishin futur në territorin shqiptar nga Greqia përmes vendkalimit kufitar “Qafë Botë”, ndërsa kishte temperaturë të lartë trupore.

Në konferencën e sotme për shtyp Eugena Tomini drejtuese e sektorit për epidemiologji në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se që nga shpërthimi i epidemisë në Kinë deri mbrëmë janë testuar 18 raste të dyshimta, prej tyre tetë persona të cilët kishin ardhur nga Kina dhe nëntë nga Italia. Të gjithë janë negativë.

Marketing
Exit mobile version