Emiratet e Bashkuara vendosin 5 rekorde Gines për shfaqjet me fishekzjarre (VIDEO)

Qëllimi u arrit për Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat me rastin e festimeve të Vitit të Ri thyen pesë rekorde botërore Guinness falë shfaqjeve të fishekzjarreve në Abu Dhabi dhe Ras Al Khaimah.

Marketing

Festivali i Sheikh Zayed në Al Ëathba, një periferi e kryeqytetit të Emirateve, vendosi tre Rekorde Botërore Guinness me një shfaqje fishekzjarresh 40-minutëshe për të mirëpritur vitin 2022.

Fishekzjarret arritën rekord botëror për sa i përket vëllimit, kohëzgjatjes dhe formës gjatë festimeve të Vitit të Ri në Abu Dhabi.

Në Ras Al Khaimah, në veri të vendit, një shfaqje 12-minutëshe me fishekzjarre në një sipërfaqe prej më shumë se 4.7 kilometrash ka zënë dy vende në Librin e Rekordeve Guinness, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Ëam. Një kullë fishekzjarresh 1055,8 metra e lartë, më shumë se çdo rrokaqiell në botë, vendosi rekordin e parë, për “shfaqjen më të lartë të fishekzjarrëve. Rekordi i dytë u arrit për “numrin më të lartë të dronëve që lëshojnë fishekzjarre në të njëjtën kohë”, kur 452 drone ndezën njëkohësisht zjarret për të krijuar “Gëzuar Vitin e Ri” në qiell.

Marketing