Emoji-t e reja që pritet të shtohen në telefonin tuaj

Emojipedia, një faqe e njohur referimi për emoji, ka publikuar disa imazhe mostra për shumë emoji të reja që i janë dorëzuar për miratim Konsorciumit Unicode, organizata jofitimprurëse që mbikëqyr standardet globale të emoji-ve të reja.

Marketing

Draft lista përfshin, zemër të kaltër, gri dhe rozë, të cilat, kanë qenë një kërkesë e shpeshtë nga përdoruesit, kafshë të reja, krahë shpendësh, kandil, disa fruta e perime, simboli WiFi. Shtesat e mundshme vijnë pasi presioni është rritur vitet e fundit që emoji-t të jenë më gjithëpërfshirës .

“Ndërsa disa mund të mos bëjnë prerjen, shumica e paraqitur për miratim janë konfirmuar historikisht,” tha Keith Bron, kryeredaktori i Emojipedia, në një postim në blog që shoqëronte imazhet e reja, të cilat u publikuan përpara Ditës Botërore të Emojive.

Miratimi përfundimtar nga Unicode do të bëhet në shtator. Emojitë më pas do të lëshohen si përditësime të softuerit në platformat kryesore nga fundi i vitit 2022 në fillim të vitit 2023.

Bron theksoi se imazhet e publikuara nga Emojipedia janë pamje paraprake dhe i nënshtrohen ndryshimeve ose miratimeve përfundimtare, por ai tha se çdo emoji që grupi parashikoi vitin e kaluar – si për shembull burri shtatzënë – përfundoi duke u përfshirë në prezantimin përfundimtar.

Opsionet e reja vijnë pasi përdorimi i emoji-ve në Twitter është në nivele rekord të larta, sipas një analize të publikuar nga Emojipedia. Të dhënat e tij treguan se përdorimi i emoji këtë muaj dhe muajin e kaluar ishte në “rastet më të larta të emoji-ve-për-tweet që nga fillimi i regjistrimeve tona në korrik të 2011-ës.”