Ballina Lajme Maqedoni Emrat e ministrave të rinj do të mësohen deri në fund të...

Emrat e ministrave të rinj do të mësohen deri në fund të javës, më pas do të ndryshohen drejtorët

Propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për ministrat e rinj nga rekonstruimi i paralajmëruar qeveritar duhet deri në fund të javës të dorëzohen në Kuvend, ndërsa propozimi të miratohet në javën e ardhshme.

Marketing

Më së voni të martën deputetët do të duhet të votojnë për shkarkimin e tetë ministrave dhe po aq zëvendësministrave.

Më pas, Qeveria do të ndryshojë edhe mbi 20 drejtorë, por nuk dihet nëse me rekonstruimin do të preken edhe zëvendëskryeministrat.

Sipas informacioneve jozyrtare, Sadullah Duraku pritet të drejtojë ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive, e cila u krijua pas shpërbërjes së Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Marketing
Exit mobile version