Emrat më të përdorur ndër shqiptarë gjatë vitit 2019

Duket se vitet e fundit ndikimi i internetit, filmave, serialeve dhe librave të huaj, tek shqiptarët ka ngjizur idenë për vendosjen e emrave tek fëmijët kësaj gjenerate.
Nisur nga ky fenomen edhe trendi i atyre që e “shpërfillin” ndikimin e huaj, shkon drejt identiteteve të bebeve të lindura gjatë kësaj periudhe, shkruan “Shekulli” Një tjetër ide për vendosjen e emrit buron nga bashkimi i rrokjeve të para të prindërve, por që në regjistrat e gjendjeve civile mbeten të rrallë dhe të pakapshëm nga logaritmi që përdor INSTAT.

Marketing

“Shekulli” iu sjell listën e emrave në modë të vitit 2019, si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Kryesojnë emrat Amelia, Ajla dhe Aria për gjininë e brishtë, ndërsa për djemtë i preferuar është emri Noel, i pasuar nga Aron dhe Joel.
Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se nga viti në vit, te çiftet që sjellin në jetë fëmijë është zbehur tradita e “ngjalljes” së emrave të gjyshërve apo stërgjyshërve, ndërsa në harresë po lihen edhe të ashtuquajturit emra ilirë.

Në vitet e socializmit, regjimi i asaj kohe caktoi një listë emrash ndaluar për cilëndo foshnjë që vinte në jetë, ndërsa pati një orientim të pashkruar për familjet shqiptare të qëndronin tek identiteti ilir. Ndërkohë, pati edhe nga ata çifte, të cilët të ndikuar nga sistemi vendosën emra që lidheshin direkt me të, apo edhe emra me origjinë sllave e ruse të “eksportuar” nga miqësia me Bashkimin Sovjetik. Megjithatë, kjo është lista e 5 emrave më të përdorur të 100 viteve të fundit.

Emri i individëve:
Gëzim 8667
Mimoza 8018
Shpresa 7606
Lindita 7337
Arben 7268

Emrat e ndalur me ligj
Zyrat e gjendjeve civile në Shqipëri kanë përpara një udhëzim ku i njofton nëpunëset se prindërit që vijnë të regjistrojnë fëmijën e porsalindur nuk duhet të mbajë këta emra. Punonjësi i Zyrës ka të drejtën nga ligji që të mos regjistrojë asnjë nga këta të emra në certifikatën e lindjes.

Ankim, Arancata, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Currane, Currele, Careva, Carina, Cbane, Dert, Derman, Dovle, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federate, Fodulle, Gazep, Gallata, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hice, Hafije, Helme, Ironi, Jermsine, Keqan, Keqe, Krajlice, Levere, Meze, Meshire, Mjafte, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrezi Ndalim Pikellime, Pafate, Pseerdhe, Rike, Rakita, Spece, Sose, Stenate, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Vajtime, Xhenaze, Zehere

Foshnjat e lindura në SHBA
Kompania amerikane “BabyCenter” ka publikuar raportin e vitit 2019 në të cilin janë përpiluar emrat më popullorë në vend bazuar në të dhënat e sigurimit social. Raporti thekson se teksa familjet e krishterë dhe të feve të tjera kanë një gamë të gjerë alternativash për sa i përket emërtimit të fëmijëve, myslimanët në SHBA tradicionalisht vazhdojnë t’i emërtojnë foshnjat me emrin e profetit Muhamed. Emri Muhamed, i cili renditej i 620-ti në listën e emrave në SHBA në vitin 2000, është bërë emri i 345-të më i shpeshtë në vitin 2019, thuhet në raport.

Ndërkaq, në mesin e dhjetë emrave më të përdorur për emërtimin e foshnjave këtë vit në SHBA renditen Jackson, Noah, Aiden, Grayson, Caden, Lucas, Elijah, Oliver dhe Muhamed.

Nga ana tjetër, emri femëror mysliman Aliye, po ashtu ka hyrë në mesin e dhjetë të parëve për emërtimin e të porsalindurve në vitin 2019. Në listën e emrave të foshnjave të gjinisë femërore për vitin 2019 radhiten Olivia, Emma, Ava, Aria, Isabella, Amelia, Mia, Riley dhe Aliye.