Emri, Boshnjakovski: Qëndrimi i Qeverisë ngel i njejtë

Qëndrimi i Qeverisë në lidhje me propozimin e fundit për emrin është i pandryshueshëm, ndërsa ngel që të presim edhe për pritjet e takimit të nesërm midis ministrave të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias. Do të kemi informacion zyrtar që do ta ndajmë me opinionin, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Marketing

“Qëndrimi i Qeverisë që e përcolli kryeministri Zaev dhe ministrat Shekerinska dhe Dimitrov ngel i njëjtë. Vlerësojmë se propozimi i ofruar nga ana jonë pas takimit të liderëve i shpreh të gjitha aspektet që janë të nevojshme për t`u ruajtur identiteti dhe populli maqedonas, megjithatë i shpreh edhe të gjitha pjesët e ngelura që e shënojnë Maqedoninë si një shtet multietnik. Vlerësojmë se ai është një propozim i mirë për zgjidhje përfundimtare”, deklaroi Boshnjakovski