SHA EMV më 27.10.2022 ka prodhuar 10.986 MWh energji elektrike dhe tërësisht i plotësoi nevojat për rrymë për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.
Në termocentralet janë prodhuar 7.587 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në Mullinjtë e Erës në Bogdanci janë prodhuar 3.399 MWh.
Prodhimi i energjisë elektrike në SHA EMV për nevojat e tregut të rregulluar (amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël) vazhdon të bëhet pa ndërprerje në dy blloqet e REK Bitolla dhe në Filialin Energjetik. Në REK Osllomej ka përfunduar sanimi i defektit në kaldajë dhe termocentrali është rikthyer sot në rrjet, më herët se sa ishte planifikuar.