Ballina Aktuale Ende ka mungesë regjistruesish, Salami optimist se numrat do plotësohen në kohë

Ende ka mungesë regjistruesish, Salami optimist se numrat do plotësohen në kohë

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, Enti Shtetëror i Statistikave ende nuk I ka siguruar regjistruesit e nevojshëm. Megjithatë zv/drejtori I këtij Institucioni Ilmi Selami, është optimist se deri më 5 Shtator, kur edhe pritet të fillojë procesi të gjitha pengesat do të tejkalohen. ESHS kishte planifikuar një numër prej 6000 regjistruesve, por problematic është fakti se edhe pse me vazhdimimin e konkursit ky numër është plotësuar, ata që kanë aplikuar, nuk janë paraqitur në testim.

Marketing

“Deri në momentin kur flasim tani, regjistruesit ende nuk i kemi ekipuar deri në fund, dhe me sa shoh nga paraqitjet nga aplikimet nga ana e qytetarëve të interesuar jep shpresë se numri megjithatë do të arrihet, me qëllim që të startojmë në mënyrë të suksesshme mbajtjen e regjistrimit. Ajo që na u paraqit si problem dëshiroj ta thekësoj ne edhe në fazën e parë kurë bëmë testimin e regjistruesve që ishin paraqitur deri para një jave, një numër i tyre nuk janë paraqitur në testim, që neve realishte na bëri problem, dhe tani jemi të detyrur ta bajmë edhe një testim të dytin.”, tha për TVM2 Ilmi Selami, zv/drejtor I ESHS-së.

Exit mobile version