Ende preferohet mënyra tradicionale e pagesës me para në dorë

Qytetarët e Maqedonisë ende e duan mënyrën tradicionale për të paguar me para në dorë. Pagesat e reja elektronike, përmes internetit, duke e shfrytëzuar kompjuterin ose telefonin celular, edhe pse ofrojnë përparësi, ende nuk janë shumë të kapshme.

Marketing

Të dhënat e fundit të Bankës Popullore për muajin shtator të vitit 2018 tregojnë se nga numri i përgjithshëm i transaksioneve të realizuara me transfere kreditore ose përafërsisht pesë milionë, në formë letre janë realizuar 2.896.599 transaksione, ndërsa elektronike 2.069.280. Të dhënat tregojnë se mënyra elektronike e pagesës është e pranueshme për personat juridikë, të cilët nga numri i përgjithshëm i transaksioneve elektronike me transfere kreditore kanë realizuar 1.771.544, ndërsa, personat fizikë 14,4 për qind nga transaksionet elektronike me transfere kreditore ose 297.736 transaksione.

Nga pagesat e realizuara elektronike përmes celularëve në muajin shtator të vitit 2018 janë realizuar mbi 66 mijë.

Të dhënat e publikuara, megjithatë, tregojnë se nga viti në vit ka rritje të transaksioneve me transfere kreditore të inicuara përmes celularëve, ashtu që në vitin 2017 fillojnë nga 25.597 në janar dhe në muajin e fundit kanë arritur 54.897, ndërsa në vitin 2016 në muajin parë janë realizuar 13.085 dhe kanë arritur 29.367 në muajin dhjetor.

Bankat në vazhdimësi investojnë në teknologji moderne dhe inovative, ndërsa qëllimi është që klientëve tu mundësohet shërbim 24 orë. Në shërbimet e tyre pothuajse kanë ofertë për shfrytëzim bankar përmes celularit. Që të rritet zbatimi i rij ofrojnë edhe volitshmëri dhe provizione më të ulëta, por theksojnë se numri ende më i madh i klientëve nuk janë të gatshëm për t’i pranuar teknologjitë e reja.

“Nga përvoja e deritanishme lidhur me shfrytëzimin e shërbimeve bankare përmes celularit nga ana e klientëve, do të mund të konkludojmë se ekziston trend afatgjatë në rritje të shfrytëzimit të aplikacionit mobil dhe paralelisht me këtë edhe shfrytëzimi i funksionaliteteve gjithnjë e më të disponueshme të vetë aplikacionit. Edhe pse funksionaliteti kryesor që shfrytëzohet është kontroll i llogarive, klientët shpejtë mësohen në rehatinë e kryerjes së transaksioneve onlajn dhe i njohin përparësitë nga aspekti i shpejtësisë dhe sigurisë, si dhe nga aspekti i kursimit të kohës dhe parave (duke e pasur parasysh provizionet për transaksione përmes kanaleve elektronike janë më të lira nga transaksionet që kryhen në sportel), kështu që gjithnjë e më shumë e shfrytëzojnë telefonin e tyre të mençur si ‘mini bankë virtuale’. Disa prej klientëve edhe vetë japin prodhime konstruktive për pasurimin e shërbimeve të disponueshme onlajn dhe transmetimin e disa interaksioneve me bankën përmes telefonit mobil”, thonë për MIA-n nga Ohridska banka Sosiete zheneral.

Prej atje theksojnë se nga ana tjetër ende ekzistojnë numër i madh i klientëve të cilët nuk janë të gatshëm për t’i pranuar teknologjitë e reja dhe mënyrën e kryerjes së transaksioneve bankare onlajn, në çka natyrisht ndikim të madh kanë edhe niveli i zhvillimit të shtetit, shprehitë e krijuara për kryerjen e transaksioneve në bankë, mungesa e edukimit për shfrytëzimin e internetit, telefonit të mençur etj.

Sipas tyre, ekziston një potencial i madh për bankat që të përdorin ekspertizën e tyre për të ndikuar pozitivisht dhe në mënyrë proaktive në trajnimin dhe edukimin e popullatës ndaj adoptimit të teknologjive të reja dhe një mënyre të re të ndërveprimit me bankat.
Aplikacioni celular mundëson që pajisja celulare të shndërrohet në një zyrë virtuale të degës, përmes së cilës klientët mund të kenë qasje në të gjitha llogaritë e tyre, depozitat, kartat e kreditit, kreditë si dhe aftësinë për të bërë pagesa në çdo kohë dhe vend në mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të lehtë.

Nga Banka e Ohrit thonë se aplikacioni i tyre celular është i lirë dhe mund të shkarkohet nëpërmjet Google Play Store ose Apple App Store dhe ka versione të sistemeve operative Andriod dhe IOS jo më të vjetër se Android 4.2 dhe I-OS 7.0. Ky aplikacion është i aksesueshëm në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe vënë në dukje se vazhdimisht punojnë në zhvillimin e kanaleve elektronike, pasurimin e numrit të funksioneve, lehtësinë e aksesit në shërbime dhe produkte dhe mundësimin që këtë konsumatorët të marrin online.

Bankieria elektronike ofron mundësinë për kohë më të shkurtër dhe kosto më të ulëta të kryhet transaksioni.

Shërbimet e para telefonike dhe kompjuterike shfaqen në fillim të viteve 1980, ndërsa telefonat celularë në këtë sektor kanë filluar të aplikojnë që nga vitet 1990.

Banka e parë që ofroi shërbime bankare nëpërmjet një telefoni celular ishte “Merita Nord Banken” në vitin 1992 dhe që nga viti 1999, 90 për qind e bankave në Evropë kanë pasur një lloj shërbimi nëpërmjet një telefoni celular.