Enti Shtetëror i Statistikave kanë dhënë qëndrim në lidhje me thirrjen që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndaj Prokurorisë ku kërkojnë që të ngritët aktakuzë ndaj udhëheqësve të Entit për moszbatimin e regjistrimit.
Nga Enti, në një deklaratë për TV21, thonë se për procedurë mund të flitet nëse tejkalohen afatet.
“Afatet ligjore për realizim të regjistrimit ende vazhdojnë. Për procedurë eventuale do të mund të flisnim, vetëm pas tejkalimit të afateve”, thanë nga Enti.
Ndërkaq, dje duhet të fillonte regjistrimi i popullsisë rezidente, por një gjë e tillë nuk ndodhi në teren.
Nga ana tjetër, sot në Kuvend mbahet seanca e Komisionin juridik-ligjvënës, pas së cilës pritet të caktohet edhe seanca plenare për miratim të Ligjit për shtyrjen e regjistrimit dhe Kodit Zgjedhor.