Enver Hoxhaj në Shkup merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s

Në shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së, kam marrë pjesë në organizinin e Institutit të historisë “Ali Hadri” nga Prishtina dhe “Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Historike”, në Shkup. Ngjarjet historike nuk duhet vetëm t’i kujtojmë si të tilla, por edhe të reflektojmë dhe t’i përdorim për të ecur përpara. Bombardimet e NATO-së shënojnë përmbylljen e një epoke të errët për shqiptarët në Ballkan.

Marketing

 

Liria e Kosovës është bërë e mundur falë ngritjes së Amerikës si superfuqi botërore, si dhe të BE-së. Prandaj, duhen ruajtur miqësia dhe raportet e mira me aleatët tanë.

 

Tani është koha që përfundimisht të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si shtet me njohje të plotë dhe i anëtarësuar në OKB. Populli i Kosovës u është mirënjohës shteteve anëtare të NATO-së që vepruan për ta ndalur gjenocidin, si dhe u jemi falënderues të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing, suit and outdoor
Image may contain: 1 person
Image may contain: 4 people, crowd and outdoor
Image may contain: 3 people, people standing and suit
Marketing