Epidemia e frusthit, vaksinim i jashtëzakonshëm

Si pasojë e epidemisë së fruthit në Radishan, Instituti i Shëndetit Publik do të fillojë me vaksinimin e jashtëzakonshëm të fëmijëve nga mosha 6 muajshe deri në moshën 14 vjeçare në këtë rajon me qëllim të eliminimit të kësaj sëmundje ngjitëse.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka formuar grup pune të përbërë nga epidemiolog, pedijatër, përfaqësues të dy ministrive, Arsimit dhe Sociales me qëllim të përforicimit të kontrollit të statusit vaksinal gjatë regjistrimit të fëmijëve nëpër çerdhe, shkolla si dhe Universitete.

Në punktin vaksinal në Radishan do të verifikohen të gjithë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe në bazë të të dhënave të cilat do të mblidhen do të bëhet vaksinimi i të gjithë fëmijëve nga muaji i gjashtë i lindjes deri në moshën 14 vjeç. Në territorin e gjithë vendit do të do bëhet e njëjta, verifikimi i kartelave dhe do të bëhet vaksinimi i fëmijëve nga një vit deri në 13 vjeç”- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nga Instituti i Shëndetit Publik porositën që edhe personat e rritur duhet të kontrollojnë statusin e tyre vaksinal dhe të lajmërohen në pikat e vaksinimit nëse kanë qenë në kontakt të afërt me ndonjërin nga të sëmurit.

Atyre fëmijëve do të ju dërgohen ftesa për vaksinim dhe presim që 100,000 kartela vaksinimi të analizohen gjatë ditëve të ardhshme në territorin e Qytetit të Shkupit, kjo do të zbatohet në gjithë territorin e vendit. Vaksina është e sigurtë dhe e vetme për mbrojtjen nga fruthi e cila është sëmundje serioze dhe mund të paraqesë komplikime të mundshme. Një nga 20 fëmijët mund të fitojë pneumoni, ndërsa një në 1000 fëmijë mund të merr ndezje të trurit e cila mund të përfundoj tragjikisht. Në Maqedoni ishte i regjistruar një rast në 2011-tën nga fruthi”- pohoi Vlladimir Mikiq, Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë ditës së djeshme Instituti i Shëndetit Publik shpalli gjendje epidemie nga fruthi, pas informacioneve se 6 persona janë prekur nga kjo sëmundje ngjitëse, pesë nga të cilët fëmijë të një çerdheje në Radishan dhe një person i rritur. Si pasojë, çerdhja është mbyll dhe fëmijët e regjistruar në të janë nën kujdes shtëpiak.

 

Marketing