Era Istrefi iu kundërpërgjigjet lajmeve të rrejshme për “vdekjen” e saj me një ‘selfie’: Jam mirë, shpresoj që edhe ju jeni mirë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, kohëve të fundit ka qenë shumë pak aktive në rrjetet sociale.

Marketing

Në fotografinë e saj të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, llogari të rreme filluan të raportonin gabimisht në dëm të këngëtares, duke shkruar “RIP” në komentet e tyre, duke lënë kështu dyshime se ajo ka vdekur.

Mirëpo për fat të mirë, Era është gjallë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe madje duket të jetë paksa e revoltuar me këtë reagim të rrejshëm të bërë nga faqe të caktuara me qëllim të caktuar.

Ajo publikoi të martën një “selfie” në InstaStory, ku shihej mjaft tërheqëse e veshur me bluzë të bardhë dhe kapele të kuqe në kokë.

“Jam mirë, uroj që edhe ju të jeni mirë”, shkroi Istrefi në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Era përndryshe ka qenë pak më jo aktive muajve të fundit në muzikë dhe rrjetet sociale, megjithatë do të rikthehet së shpejti për fansat me projekte të reja.

Marketing