Era Istrefi rrezikon performancën në ‘Rusi 2018’?

Himni zyrtar i FIFA World Cup sapo është prezantuar dhe ne nuk mund të ishim më euforikë, veçse të shijojmë slloganin e “Live it up”! Zëri femëror që dëgjohet në hitin e kampionatit botëror “Rusi 2018”, është i yllit nga Kosova, Era Istrefi. Një kombinim më simpatik vështirë se bëhej ndërsa 23-vjeçarja bashkë me 3 artistë shumë të njohur, secili një ikonë në muzikën e vet.

Marketing

“Të isha pjesë e himnit zyrtar të Kupës Botërore të FIFA’s, ka qenë deri tani një përvojë e mrekullueshme, plot emocion. Të punoja me artistë të talentuar si Diplo, Nicky Jam apo Will Smith, për të cilët kam një admirim të veçantë, ka qenë fantastike dhe kaq argëtuese. Përveç kësaj, jam edhe fanse e futbollit dhe mezi po pres të nisë Kupa e Botës”, u shpreh Era.

Will Smith i kthehet rolit të reperit, që në vitet ’80-’90, e shndërroi në një fenomen amerikan. Dhe Nicky Jam me ritmet latine dhe tekstet e nxehta, është e pamundur të mos e keni kërcyer.

Ritmi kaliente i “Live it Up”, iu la në dorë producentit Diplo, njeriu që ka çmendur diskotekat me muzikën e tij. E në fakt, me “Live it Up”, Diplo nuk ka dashur thjeshtë të krijojë një himn futbolli, por një hit që do t’i bëjë të kërcejnë të gjithë, nga njeri cep i botës tek tjetri.

Por, si ia doli Era të bëhet pjesë e himnit më të rëndësishëm të këtij Botërori?

Duket mëse e qartë. Prej vitesh drejtimin artistik të Botërorit, FIFA ia ka besuar gjigandit diskografik Sony Music. Nicky Jam është një prej artistëve, muzika e të cilit krijohet, publikohet dhe shpërndahet nën logon e Sony Music.

Nga ana tjetër, prej dy vitesh Era menaxhohet nga një prej filialeve që janë pjesë e Sony-t, Ultra Music. Duket të ketë qenë pikërisht ky, avantazhi i saj karshi një pafundësi artistësh të tjerë, që janë marrë në konsideratë për të qenë pjesë e hitit zyrtar të FIFA’s.

E ndërsa për Will Smith është rezervuar pjesa e repit, Nicky s’mund të mos ndërthurte ritmet e rumba-s me vargjet në spanjisht. Por teksti i Era Istrefit, le goxha vend për interpretim.

“I ngremë flamujt dhe krenarinë e vendosim mbi shpinë”.

E ndërsa për Will Smith është rezervuar pjesa e repit, Nicky s’mund të mos ndërthurte ritmet e rumbas me vargjet në spanjisht. Por teksti i Era Istrefit, le goxha vend për interpretim.

Tingëllon si një tribut për dy flamujt tanë, që në këtë Botëror nuk do t’i shikojmë të ngrihen lart në shkallët e stadiumeve. Këtë vit, Kosova konkurroi për herë të parë në fazat eliminatore të Kampionatit Botëror. Por, ashtu si Shqipëria, nuk ia doli të mbërrinte në Rusi.

E ndërsa të gjithë presin performancën e Erës live në finalen e madhe të Moskës, më mirë të mos iluzionohemi.

Janë të njohura telashet e saj të dikurshme me ambasadat, për shkak të kufizimeve që ka pasaporta e Kosovës. E ndonëse në Janar të vitit të kaluar Era u pajis me një pasaportë shqiptare, Rusia, një prej shteteve për të cilët na duhet viza, ia mbylli dyert.

Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara.

Kështu pra, në pikëpyetje mbetet ende performanca në skenë krah Nicky Jam dhe Will Smith në finalen botërore. Këtë merak e bëri publik edhe mamaja e Erës, Suzana Tahirsylaj.

“Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, tha Tahirsylaj.

Duket sikur, që kur ndau rrugët me ish-menaxherin Faton Shoshi, Era ka vendosur të mbajë distancë nga mediat. Në përpjekie për të kontaktuar e për ta mësuar rreth situatës së paqartë, morëm përgjigjen e prerë se ylli tashmë ndërkombëtar nuk ka kohë për gazetarët shqiptarë, transmeton tvklan.al.

Përveç reagimit për sajtin zyrtar të FIFA-s, Era nuk ka dhënë asnjë prononcim lidhur me pjesëmarrjen në himnin zyrtar të Botërorit. Disa ditë më parë, dy postime të saj ku tregonte momente nga prapaskenat e xhirimit të videos së “Live it Up”, u zhdukën sa hap e mbyll Instagram-in. Në fakt, vetëm pak imazhe kanë arritur të depërtojnë në publik nga xhirimet e klipit që u bënë këtë javë në Budapest. Së bashku me muzikantët, në video pritet të shfaqet dhe legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho. Për videon e plotë duhet të presim datën 7 Qershor, kur do të publikohet zyrtarisht.

Marketing