Era Istrefit i ndodhi e papritura pak para koncertit (FOTO)

Problemi i kosovarëve me vizat, i ka prekur edhe artistët.

Marketing

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Era Istrefit, e cila ka mbetur pa udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte e ftuar të këndonte në natën e Krishtlindjeve.

Lajmin e bëri të ditur vet artistja, e cila përmes një postimi në Instagram, i njoftoi ndjekësit e saj se nuk mund të jetë pjesmarrëse në koncertin e planifikuar në New York – për çka, artistja ka kërkuar edhe falje.

“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, shkroi Era në postimin e saj.