Erdogan: Ata që kërkojnë të na gjunjëzojnë me terror, do t’u japim përgjigje në gjuhën që kuptojnë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se atyre që kërkojnë të gjunjëzojnë Turqinë me korridorin e terrorit së shpejti do t’u jepet përgjigjja në gjuhën që kuptojnë.

Marketing

Erdogan mbajti një fjalim në Departamentin e Opercioneve Speciale të Gëlbashësë me rastin e 174-vjetorit të themelimit të Drejtorisë së Policisë dhe inaugurimit të ndërtesës së re të departamentit të sipërpërmendur.

Në fjalimin e tij presidenti turk u shpreh edhe për luftën kundër terrorit.

“Ata që duan të krijojnë konflikt mes popullit tonë nuk kanë lënë lojë pa luajtur. Puna shkoi deri në tentativën për grushtshteti dhe pavarësisht kësaj nuk morën dot rezultat. Me hapat që hedhim kundër atyre që kërkojnë të na gjunjëzojnë me korridorin e terrorit, u kemi treguar se kjo nuk është e mundur” tha Erdogan.

“Atyre që vazhdojnë të insistojnë në të njëjtin skenar, së shpejti do t’u japim mesazhe të reja në gjuhën që kuptojnë” u shpreh Rexhep Tajip Erdogan.