Erdogan: Brenda marsit nis ndërtimi për 200 mijë shtëpi në Turqi! Nuk do jenë më të larta se 4 kate

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se duke nisur muaji mars, do të fillojë procesi i rindërtimit për 199.739 shtëpi duke përfshirë më shumë se 130 mijë prej tyre në provincat më të prekura në Hatay, Kahramanmaras dhe Malatya.

Marketing

“Asnjë nga këto ndërtesa nuk do të jetë më shumë se tre ose katër kate,” premtoi ai.

Ekspertët thonë se ndërsa Turqia ka rregulloret e duhura, kompanitë e ndërtimit shpesh ndërtojnë shtëpi me cilësi të dobët që nuk janë në gjendje të përballojnë lëkundjet e forta.

“Ndërtesat do të ndërtohen në tokë të fortë dhe duke përdorur metodat e duhura,” u zotua Erdogan.

Shtëpitë e reja do të ndërtohen më afër maleve, të cilat do të mbronin nga problemet që shkaktohen nga toka e butë, ka thënë ai