Erdogan do ndërtojë rreth 500 mijë banesa për të prekurit nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të rindërtojë rajonin jugor të vendit, të goditur muajin e kaluar nga tërmetet e fuqishme që ua morën jetën më shumë se 46 mijë njerëzve.

Marketing

“Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga tërmetet, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriperëndimore.

“Qëllimi ynë është të fillojmë ndërtimin e 244,000 banesave dhe 75,000 shtëpive të fshatit në dy muajt e ardhshëm”, citohet të ketë thënë Erdogan, duke shtuar se ndërtimi i 22,000 prej tyre tashmë kishte filluar.