Erdogan: E pamundur që ndonjë shtet t’u besoj amerikanëve

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë marrë rrugën e gabuar pasi që në vend të dialogut ato po përdorin kërcënimin dhe shantazhin.

Marketing

Sipas tij, është e pamundur që ndonjë shtet t’u besoj amerikanëve, shkruan Euronews, transmeton KK.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në parlament, Erdogani ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë të besueshme sepse janë të angazhuara në luftëra tregtare në nivel global.

Tensionet diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë janë thelluar pasi që autoritetet turke kanë arrestuar pastorin amerikan, Andrew Brunson.

Marketing