Erdogan flet pas zgjedhjeve të Stambollit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të sotshme për qytetin e Stambollit.

Marketing

“Dëshiroj që rezultatet e zgjedhjeve për komunën metropolitane të Stambollit do bëjnë vetëm mirë për Stambollin tonë. Vullneti kombëtar është manifestuar edhe një herë sot. Unë uroj Ekrem Imamoglun i cili fitoi zgjedhjet sipas rezultateve preliminare”, ka shkruar Erdogan në llogarinë e tij në rrjete sociale.

Gjithsesi Erdogan ka shtuar se vendi do vazhdojë të punojë brenda kornizës së strategjisë që vazhdon deri në vitin 2023.

“Principet e Republikës nuk do lejojnë kompromentmin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe paqen, përparimin dhe stabilitetin e vendit”, ka shtuar ai.

Tutje Erdogan ka hedhur sytë nga Samiti i G20, vizitën në Kinë dhe posaqërisht sytë i ka drejtaur nga Samiti për Europën Juglindore dhe Ballkanin.

“Turqia e para, pastaj temat e jashtme. Ne do punojmë për arritjen e interesave tona kombëtare”.

Marketing