Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se vendi i tij nuk do të shikojë pozitivisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, nëse nuk tregojnë bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.
Në një deklaratë, Erdogan tha se ai mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s.
Në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se shqetësimet e sigurisë së të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje.