Erdogan mbledh 1.6 milion njerëz në shesh: Stambolli, i yni deri në Kijamet!

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbajti një tubim në Stamboll, ku theksoi shifrën rekord të 1.6 milion njerëzve në të.

Marketing

Tubimi u mbajt në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 31 marsit.

Sipas tij, një masë kaq e madhe njerëzish është parë vetëm në një tubim të ngjashëm dy javë pas grushtit të dështuar të shtetit, verën e 2016-ës.

Pasi prezantoi projektet për Stambollin, Erdogan kumtoi atë që ka dhe nota fetare, faktin që ky qytet, dikur qendër e Perandorisë së Bizantit, e ndryshe qendër e Krishtërimit ortodoks botëror – pra Kostandinopoja – do të mbetet qendër e Islamit dhe muslimanëve.

“Aleanca popullore nuk është një aleancë që u përket vetëm dy partive por gjithë Turqisë, sepse është aleanca e popullit. Pikërisht pse është e tillë ajo sulmohet, ndodhet në objektivin e të gjithëve. Por, janë të kota këto përpjekjve çfarëdo që të bëjnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Bashkë me popullin tonë, me lejen e Allahut ne do të vazhdojmë ta mbrojmë Stambollin deri në Kijamet si një qytet turk, si një qytet islam“, tha Erdogan. /tesheshi.com/