Erdogan: Me lejen e Zotit do ta bëjmë 28 majin lajmëtar të Shekullit të Turqisë

Turkish President Tayyip Erdogan addresses his supporters during a rally ahead of the May 14 presidential and parliamentary elections in Ankara, Turkey, May 11, 2023. REUTERS/Cagla Gurdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se i ka nisur përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale (balotazhin), që pritet të mbahen më 28 maj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Twitter.

Marketing

Erdgan ka theksuar se me lejen e Zotit do ta bëjmë 28 majin lajmëtar të Shekullit të Turqisë.

“Mund të shlyejmë borxhin tonë ndaj kombit, që është kujdesur për ne dhe i ka sfiduar tanket për këtë kauzë kur është e nevojshme, duke punuar më shumë dhe duke vrapuar edhe më shumë. Turqia pret shërbim nga ne, pret veprime, kombi ynë pret që ne t’i përmbushim qëllimet tona. Viktimat tanë të tërmetit presin që t’ua shërojmë plagët sa më parë. Tashmë kemi nisur punën për zgjedhjet e 28 majit, pasi u zbardh ngjyra e kutisë së votimit. Me lejen e Zotit do ta bëjmë 28 majin lajmëtar të Shekullit të Turqisë”, shkroi Erdogan.

Erdogan në garë për të parin e Turqisë pritet të ketë përballë liderit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.