Turqia njoftoi se presidenti Rexhep Tajip Erdogan “shumë shpejt” do të vizitojë Rusinë, ku do të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për ringjalljen e marrëveshjes për eksportin e drithërave ukrainase, marrëveshje që mund të përdoret si trampolinë për negociata më të gjera të paqes me Ukrainën.
Zëdhënësi i partisë së Erdoganit, Omer Celin, u tha gazetarëve se ky takim do të mbahet në Soçi, qytet rus në Detin e Zi, dhe do të fokusohet në krizën aktuale ushqimore, shkruan rel.
“Siç e dini, [Erdogan] do të vizitojë shumë shpejt Soçin”, tha Celik për gazetarët, transmeton KosovaPress.