Erdogan shkarkon ambasadoren turke në Maqedoni

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përmes një dekreti sot ka shkarkuar ambasadoren e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tulin Erkall Kara. Erdogan ka shkarkuar edhe disa krerë të misioneve diplomatike turke në disa vende të tjera, raportoi Hurriyet Daily News.

Marketing

Përveç Kara, janë shkarkuar edhe 14 ambasadorë të tjerë turq në mbarë botën, respektivisht në Algjeri, Bangladesh, Bjellorusi, Vietnam, Gambia, Guatemala, Republika Dominikane, Estoni, Jordani, Kazakistan, Turkmenistan, Qad, Kili dhe Sri Lanka.

Sipas dekretit, përfaqësuesit e rinj diplomatikë do të emërohen në vend të tyre ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vendimit të Erdogan.