Erdogan sulmon Macron: Është një barrë për Francën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi këtë të premte se shpresonte që Franca të “çlirohej” së shpejti nga Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën, e cila po kalonte në kohë të rrezikshme, raporton Reuters.

Marketing

 “Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme në të vërtetë”, u tha Erdogan gazetarëveduke iu referuar protestave në qytetet Franceze. “Shpresa ime është që Franca të çlirohet nga problemi Macron sa më shpejt të  jetë e mundur.”

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Francës kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë si dhe pas botimit të karikaturave të Profetit Muhamed në ndërtesat qeveritare në Francë.

Por gjithashtu, dy vendet kanë shkëmbyer akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah. Franca thotë se Turqia ndezi luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i populluar nga Armenët etnikë.

Ankaraja, e cila mbështeti etnikët turq në Azerbajxhan gjatë disa javësh luftimesh që dëbuan forcat armene nga territoret përreth Nagarabag, e mohon këtë. Turqia ka thënë se Franca, bashkëkryetare e grupit të Minskut të formuar për të ndërmjetësuar çështjen, nuk ishte objektive.

Marketing