Erdogan: Turqia është pranë vëllezërve azerbajxhanas në Karabak

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoan) tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj azerbajxhanas derisa flamuri i lavdishëm i Azerbajxhanit të valëvitet i lirë në Karabak.

Marketing

Në një mesazh që publikoi Erdoani uroi më 9 nëntor Ditën e Shtetit të Flamurit të Azerbajxhanit, një vend me të cilin në arenën ndërkombëtare Turqia vepron si “dy shtete dhe një komb”.

“Poeti i ndjerë azerbajxhanas, Bahtiyar Vahapzade e përshkruan vëllazërinë midis Turqisë dhe Azerbajxhanit si “dy djem të një nëne”,- shkruan Erdoan në mesazhin e tij duke shtuar se me hapat e hedhur si dy vende vëllezër ata i kanë treguar të gjithë botës se ata [Turqia dhe Azerbajxhani] janë vëllezër të vërtetë në çdo fushë, duke filluar që nga diplomacia në politikë, nga energjia në mbrojtje.

“Ne mbështesim me gjithë zemër dhe me të gjitha mundësitë tona luftën për çlirimin e territoreve të Karabakut Malor, i cili ka qenë nën okupimin Armen për 30 vjet pavarësisht rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). Ndërsa çlirimi i qytetit të lashtë turk Shusha ka i ka shtuar akoma edhe më shumë besimin dhe shpresën për fitoren absolute. Dëshira jonë është që Armenia, e cila është mposhtur para ushtrisë heroike azerbajxhanase, të tërhiqet nga territoret e pushtuara dhe t’ia dorëzojë zotërve të vërtetë tokat që ka pushtuar pa u derdhur më shumë gjak”,- thotë në vijim të mesazhit të tij udhëheqësi turk.

“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj azerbajxhanas derisa flamuri i lavdishëm i Azerbajxhanit të valëvitet i lirë në të gjithë Karabakun. Me këto mendime, vëllai im Presidenti Ilham Aliyev uroj Ditën e Flamurit të Turqve Azerbajxhanas; evokoj me mëshirë dëshmorët tanë të shtrenjtë që kanë rënë për atdheun, flamurin, ezanin dhe lirinë”, e përfundon mesazhin Presidenti Erdoan.

Marketing