Erdogani filloi mandatin e ri presidencial

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u betua të hënën për mandatin e ri.

Marketing

“Betohem me nderin tim, përpara kombit të madh turk dhe historisë së tij, se do të punoj me gjithë fuqinë për të mbrojtur dhe lartësuar lavdinë e Republikës së Turqisë”, tha Erdogan para Parlamentit.

Erdogan ka dominuar politikën turke për më shumë se 15 vjet, si kryeministër dhe si president.
Ai është rizgjedhur president në zgjedhjet e 24 qershorit më 52.2 përqind të votave.

Zgjedhjet kanë pasuar një referendum kontrovers të vitit 2017 që e ka transformuar Qeverinë turke nga një sistem parlamentar në një presidencial.

Ndryshimet i japin Erdoganit kompetenca të reja, përfshirë të tilla mbi gjyqësorin, si dhe mundësinë për të sunduar me dekret.

Kundërshtari kryesor i Erdoganit në zgjedhjet e muajit të kaluar, Muharrem Ince, ka thënë se Turqia po shndërrohet “në regjim të një njeriu të vetëm”.