Ballina Sport Erling Haaland ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Brentfordit

Erling Haaland ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Brentfordit

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, e ka thyer një tjetër rekord në Ligën Premier gjatë fitores me rezultat 2-1 ndaj Brentfordit.

Marketing

Norvegjezi po synonte që të bëhej lojtari i parë ndonjëherë që arrin të shënojë në tri ndeshje radhazi het-trik në elitën e futbollit anglez.

Por ndonëse ai e humbi këtë rekord, në fakt e siguroi një tjetër rekord në Ligën Premier.

Ai tani ka shënuar nëntë gola në Ligën Premier në katër ndeshjet e para të sezonit, më shumë se çdo lojtar tjetër. Në fakt, Haaland ka më shumë gola se sa çdo ekip tjetër në Ligën Premier deri më tani.  https://x.com/Squawka/status/1834964401117421600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1834964401117421600%7Ctwgr%5E332ab4956aa41400106a9a9c5ef0eaa5755042c2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ferling-haaland-ka-thyer-nje-rekord-te-jashtezakonshem-ne-ndeshjen-ndaj-brentfordit%2F

Haaland zgjodhi që të luajë ndaj Brentfordit përkundër faktit se atij iu dhurua leja nga klubi që të mos paraqitje shkaku i vdekjes së një personi familjar.

“Ishte një javë e vështirë për të, por dje ai ishte më mirë dhe ne u munduam që të ndihmojmë atë”.

“Ndonjëherë kjo është mënyra më e mirë për t’u përballuar me sfidat, të harrosh disa gjëra dhe të bësh më të mirën, të bësh punën tuaj dhe ai e bëri këtë sërish”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

Marketing
Exit mobile version