Ballina Showbiz Ermal Fejzullahu rrëfen se si iu ofrua të paguhej me drogë në...

Ermal Fejzullahu rrëfen se si iu ofrua të paguhej me drogë në një koncert

Ermalit i kishte ndodhur e papritura në një koncert.

Marketing

Artistët tanë janë çdo vit aktiv me koncerte brenda dhe jashtë vendit, meqë rast edhe iu ndodh të jenë pjesëmarrës në situata të ndryshme.

Madje, shumë herë ata rastisin të bëhen pjesë e situatave interesante, e një prej tyre i ka ndodhur edhe Ermal Fejzullahut.

Këngëtari ishte i ftuar së fundi në një intervistë për Top Albania Radio, ku rrëfeu një situata të pazakontë që i ndodhi në një koncert.

Në mungesë të parave, atij i ishte ofruar të paguhej me drogë dhe ngjarja kishte ndodhur në Itali.

“Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)”, u shpreh ai.

Këngëtari tha se një ofertë të tillë e kishte refuzuar.

Kujtojmë se Ermal Fejzullahu është emër shumë i dashur për publikun, i cili njihet për një numër të madh projektesh muzikore.

Kënga e tij e fundit mbetet “Përjetësi”, në bashkëpunim me Fifin dhe pritet të rikthehet me projekt të ri.

Exit mobile version