Ermal Mamaqi: Ju mund të jeni shpëtimtarët e planetit

Ermal Mamaqi ka kërkuar nga publiku ta shfrytëzojnë këtë kohë izolimi në mënyrë produktive.

Marketing

Ermali shpjegon se periudhën e karantinës duhet ta shfrytëzojmë për të përmirësuar veten, sidomos në profesionin tonë, nëpërmjet leximit dhe zgjerimit të njohurive.

“20 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës dhe papunësia ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 1982. Kjo do ndodhë në të gjithë botën, do ndodhë në Shqipëri, në Europë, shumë shqiptarë do kthehen në Shqipëri”.

Moderatori kërkon nga të gjithë që të fokusohen në profesionet e tyre të lexojnë libra sa më shumë që njohuritë që marrin ta ndihmojnë atë për të përmisuar gjendjen jo vetëm në shtetin tonë po gjithë planetin.

Marketing