Ballina Showbiz Ermalit dhe Elvanës i ndodh e papritura në xhirimet e filmit

Ermalit dhe Elvanës i ndodh e papritura në xhirimet e filmit

“Dy gisht mjaltë 2” prej disa ditësh ka nisur xhirimet dhe Ermal Mamaqi dita ditës na zbulon pamje nga ajo çfarë na pret së shpejti. Sot producenti ka publikuar një video nga xhirimet me Elvana Gjatën, e cila do të jetë sërish ylli i “Dy gisht mjaltë 2”.

Marketing

Gjatë xhirimeve Ermalin e ka lënë makina dhe Elvana e ka filmuar këtë moment.

“Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata është parë në prezencën e aktorit të mirënjohur, Ermal Mamaqi, të cilin sapo e la nafta, makina. Ata u panë në afërsi të rrugës së Kukësit teksa prisnin kalimtarët e rastit që t’i ndihmonin”, shprehet Ermali në video.

Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…” https://www.instagram.com/p/Cxru4rdtXVX/?utm_source=ig_web_copy_link

Exit mobile version