Edhe një sukses i radhës në ansamblin kumanovarë.
Të nderuar qytetare ju njoftojmë se mbrëmë në Festivalin e këngës dhe valleve popullore “Gjilan Fest 2018” anëtarja e Ansamblit të këngëve dhe valleve “BAJRAM SHABANI”-Kumanovë Ermira Kadriu u dekorua me çmimin “Valltarja më e mirë e festivalit”.
Krijimtaria dhe puna 15 vjeçare e saj artistike i dha mbrëmë bukurinë me vallëzim unik duke e dalluar atë në skenë.
Po ashtu edhe grupi i valltarëve të ansamblit tonë u dekoruan me mirënjohje dhe çmimin e III (trete) në një garë nga shumë ansamble si Maqedonia, Kosova, Shqiperia, Mali i Zi.
Urime dhe sukseset qofshin të pandarë për ne.