Ballina Lajme Maqedoni ESHS: Në 2020, 1758 magjistra dhe 174 doktorë shkencash

ESHS: Në 2020, 1758 magjistra dhe 174 doktorë shkencash

Gjithsejt 1.758 persona vitin e kaluar kanë magjistruar, kurse 174 kanë doktoruar – tregojnë të dhënat e ESHS-së, duke njoftuar se është shënuar rënie e personave që kanë magjistruar, specializuar dhe doktoruar në krahasim me vitin 2019.

Marketing

Në vitin 2020 Magjistër të Shkencave janë bërë 1.758 persona prej tyre 58.2% janë gra – thonë nga ESHS-ja.

Sipas Universiteteve, më shumë magistra kanë dalë nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, gjithsejt 602 prej të cilëve 373 janë gra.

Nga “Shën Klimenti I Ohrit” në Manastir kanë dalë 86 magjistra, nga “Goce Dellçev” Shtip – 29, nga UT-ja 149, “Shën Apostol Pali” në Ohër – 2, nga “Nënë Tereza” Shkup – 9, “Fon” – 74, UEJL-ja 258 etj.

Sipas të dhënave nga ESHS-ja, në vitin 2020 titullin Doktor Shkencash e kanë marrë 174 persona që paraqet rënie prej 14.75 në krahasim me vitin 2019.

“Pjesa më e madhe e personave që kanë doktoruar janë nga fusha e shkecave shoqërore – 40.8%, shkencave të mjekësisë – 27%, shkencat humane – 13.8%, kurse të tjerët kanë doktoruar në shkencat tekniko-teknologjike, shkencat matematiko-natyrore dhe shkencat bioteknike” – thonë nga ESHS-ja.

Exit mobile version