Është gjetur i gjallë një nga shtetasit maqedonas të zhdukur në Halkidiki

Një nga shtetasit maqedonas të zhdukur nga Halkidiki është gjetur i gjallë dhe është në gjendje relativisht të mirë shëndetësore, konfirmojnë për korrespondentin e MIA-s nga Athina, burime nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë.

Marketing

Sipas të njëjtave informacione të MPB-së, bëhet fjalë për një shtetas 30-vjeçar të Maqedonisë së Veriut, i cili pas më shumë se 17 orësh zhdukje është gjetur nga një anije mallrash që lundronte afër në zonën detare në jugperëndim të Kasandrës.

Vazhdojnë aksionet dhe kërkimet e shërbimit të bregdetit grek, ekipit grek të shpëtimit dhe shpëtimtarëve vullnetarë për gjetjen e personit të dytë të zhdukur.