Është gjetur trupi i pajetë i një vajze, kërkimet vazhdojnë për një person tjetër

Pjesëtarë të policisë, zjarrfikës dhe qytetarë të Gostivarit janë vënë kërkim të dy personave që sonte janë humbur në ujërat e Vardarit.

Marketing

Për momentin është gjetur trupi i pajetë i një vajze, kurse kërkimet ende vazhdojnë për të gjetur mashkull. Trupi i të ndjerës u gjet në territorin e fshatit Çajlë, përcjell Gostivari Sot

Sipas informacioneve jozyrtare, pak para mesnate një vajzë është parë në ujërat e Vardarit. Një djalë është munduar ti ndihmojë por nuk ia ka dalë.

Pak më vonë disa dëshmitar okular rastin e kanë lajmëruar në Polici pas çka janë angazhuar edhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë, Njësitit të Zjarrfikësve, dhe vetë ekipet e Policisë.

Ekipi i Televizionit Globi qëndroi në fshatin Forinë ku shumë qytetarë ishin mbledhur dhe qëndronin në pritje të epilogut përfundimtar.

Identiteti i njerëzve që kërkohen për momentin nuk dihet.