Është lëshuar fletarrest për ish-zëvendësdrejtorin e DAP-it, Ismet Guri

Për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ismet Guri, është lëshuar fletarrest, konfirmojnë për MPB-në Gjykata Themelore Penale Shkup.

Marketing

Guri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore pasi u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë të të Ardhurave Publike (DAP), të dyshuar për mashtrim.

Siç raportojnë një pjesë e mediave, Guri nuk është gjetur nga punonjësit e policisë në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak.

Kundër Ismet Gurit, së bashku me Eyup Alimin, u zhvillua çështja “Titanik 3” për asgjësimin e materialit zgjedhor, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, i dënoi me burgim nga tre vjet e gjashtë muaj për secilin.

Aktakuza për Titanikun 3 u hap në vitin 2017. Ata akuzoheshin për veprën e shkatërrimit të materialit zgjedhor, përkatësisht se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të procesverbaleve të votimit në Çair.

Marketing